Grabitja në Rinas, vihet në pranga “Daja” nga Kosova

Policia ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se ka arrestuar edhe personin e 6 të dyshuar se ka lidhje me grabitjen e Rinasit të ndodhur më 9 prill.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Ragip Haxhiajdini, 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar për lidhje me grabitjen e Rinasit. Sipas policisë, ai dyshohet se është “Daja” nga Kosova, i përmendur në dëshminë e Alkond Bengasit në Prokurori.

Policia e Shtetit shqiptar, në bashkëpunim me atë të Kosovës ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e këtij personi.

Ai fshihej te Shkëmbi i Kavajës, ndërsa ka ndihmuar në logjistikë, por dyshohet edhe se ka strehuar disa pjesëtarë të grupit pas grabitjes së 9 prillit në brendësi të aeroportit të Rinasit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN