Kërkesat për Azil, shqiptarët të parët në botë për t’u larguar

Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve krahasuar me numrin e popullsisë.

Edhe pse përqindja e pranimit të azilit në një nga vendet e BE-së është i ulët, vërehet së dëshira e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi mbetet më e larta në botë.

Sipas të dhënave të Eurostatit, nga viti 2011, e deri në vitin 2018 vendet e BE kanë refuzuar azilin për 99.710 shqiptarë, ndërsa për rreth 50 mijë të tjerë është pranuar azili.

Krahasuar me numrin e popullsisë, rezulton se në Shqipëri për çdo 1 mijë banorë, 6,6 persona duan të largohen, duke e renditur vendin tonë ndër të parët në botë për numrin e azilkërkuesve në raport me popullsinë.

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka patur numrin më të lartë të kërkesave për azil në vitin 2015 me rreth 69 mijë kërkesa.

Pikërisht ky ka qenë edhe viti kur janë pranuar më shumë kërkesa për azil të shqiptarëve nga vendet e BE, ku janë pranuar më shumë se gjysma e aplikantëve.

Në vitet e fundit edhe pse numri i kërksave dhe i pranimeve për azil ka rënë, sërish shqiptarët renditen ndër të parët në botë që kanë dëshirë për t’u larguar nga vendi i tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN