Kim Jong akuzon SHBA: Veproi me dashakeqësi, po rrezikon paqen

Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un akuzoi Shtetet e Bashkuara se kishin vepruar më dashakeqësi gjatë takimit të zhvilluar ne muajin shkurt në Hanoi, me presidentin Donald Trump. 

Agjencia qendrorë e lajmë në Korenë e Veriut, KCNA, citon gjithashtu Kim Jong Un të thotë se paqja në gadishull do të varet plotësisht nga sjellja e Uashingtonit.

Këto komente, numri një i Penianit i bëri gjatë takimit më Vladimir Putin në Vladivostok. Mësohet se Kim Jong Un i tha kreut të Kremlinit se situata në gadishullin korean dhe në Rajon është kritike dhe në një udhë pa krye.

Ai paralajmëroi se gjërat mund të kthehen shpejt në pikën fillestare për shkak të qëndrimit të njëanshëm dhe dashakeqës, të Shteteve të Bashkuara.  Një javë më parë Peniani akuzoi Uashingtonin dhe veçanërisht sekretarin e shtetit Mike Pompeo, se kishte minuar bisedimet e paqes.

 Agjencia shtetërore e lajmeve të vendit të izoluar raporton gjithashtu se presidenti rus kishte pranuar ftesën për të vizituar Korenë e Veriut. “Vizita do të zhvillohet në një moment të përshtatshëm”, thuhet në njoftim. 

Gjatë bisedimeve të së enjtes në Vladivostok, Putin u përpoq të pozicionohet si një arbitër duke thënë se Kim Jong Un ka nevojë për garanci ndërkombëtare sigurie për t’i dhënë fund programit bërthamor.

Shkarkoni aplikacionin e A2