Kriza politike, deputeti gjerman: Opozita të hyjë në zgjedhje

Vendimi i opozitës për të dalë jashtë Parlamentit nuk shihet me sy të mirë nga parlamentarët e Bundestagut.

Gjatë vizitës në Tiranë, deputeti i SPD, Christian Petry, shprehu habinë për këtë akt të ndërmarrë, ndërsa inkurajoi çdo parti të garojë në zgjedhje.

“Për mua si deputet, është e vështirë të kuptoj se si mund të bëhet dalja nga Parlamenti, nuk e quaj hap të saktë e të duhur. Është vendim i lirë i çdo grupimi për të marrë pjesë ose jo në zgjedhje. Në qoftë se procesi është sipas ligjit, nuk kuptoj pse të mos merret pjesë në zgjedhje. U në përkraha idenë se duhet të ketë pjesëmarrje në zgjedhje, sidomos të PD”, tha Petry.

Më pak se dy muaj larg nga vendimi i rëndësishëm i qershorit, Gjermania po kërkon të bindet për vlerësimin që do të japë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Reformat e ndërmarra nga qeveria morën mbështetjen e deputetit gjerman, ndërsa nxit vijimin e tyre.

“Është mbresëlënëse të shihja se sa shumë energji po shpenzohet për të përmbysur sistemin e drejtësisë, që për mua është me rëndësi historike. Konfirmuam dhe informacionet tona se në sektorë të ndryshëm ka shumë për të bërë: si lufta kundër krimit të organizuar”, tha deputeti gjerman.

Me deputetin gjerman zhvilluan takime edhe presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulezim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Vendimi i Gjermanisë pritet të nisë diskutimin pas datës 3 maj në Bundestag, ndërsa vetë Petry siguroi se do ta shoqërojë argumentimin e tij me një vlerësim pozitiv për vendin tone.

Shkarkoni aplikacionin e A2