Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Paralajmërimi i Macron: Zona Shengen nuk funksionon, mund të tkurret

Nga A2 CNN
26 Prill 2019, 21:45 | Bota
Paralajmërimi i Macron: Zona Shengen nuk funksionon, mund të tkurret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëron tkurrje të zonës Shengen. Marrëveshja për lëvizjen e lirë, sipas tij, nuk po funksionon dhe për këtë populli francez ndjehet i zhgënjyer.

Në një fjalim të rëndësishëm në vazhdën e protestave disamujore, kreu i Elizesë parashtroi një sërë masash, ndër të cilat për emigracionin në BE dhe marrëveshjen Shengen.

“Kufiri i përbashkët, Shengeni, marrëveshja e Dublinit nuk po funksionojnë. Është thelbësore për Europën që të bëjnë ndryshime rrënjësore në mënyrën e pritjes së emigrantëve. Siguria kufitare duhet të përforcohet, gjë e cila mund të çojë në një Shengen me më pak shtete”, u shpreh Macron.

Ky mesazh i fortë i Macron vjen përpara zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe mund të konsiderohet pjesë e agjendës së tij të reformave të BE-së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani