Prag titullit, Starova përballë Gegës, Laçi sfidon Partizanin – A2

Prag titullit, Starova përballë Gegës, Laçi sfidon Partizanin

Teksa Partizani numëron ditët për të ngritur lart titullin e shumëpritur, trajneri Skënder Gega kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe marrë maksimumin nga sfida e radhës, ajo përballë Laçit, edhe nëse do të ishte një barazim.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, sipas numrit 1 të stolit të kryeqytetasve, me Partizanin që duhet të mund skuadrën e një ish-i, siç është tekniku Sulejman Starova.

Ndërsa mbrojtësi Renaldo Kalari thumbon rivalët e kryeqytetit i pyetur nëse do ta dëshironin festën e titullin pikërisht në derbin ndaj Tiranës.

Partizani pret Laçin në “Selman Stermasi”, të shtunën në orën 19:00.

Shkarkoni aplikacionin e A2