Mbyllet protesta, opozita bllokoi Urën e Bahçallëkut. Reagon kryeministri

Momente tensioni po regjistrohen në Shkodër, aty ku disa mbështetës të opozitës kanë bllokuar akset hyrëse të qytetit, në veçanti Urën e Bahçallëkut.

Aksioni është ndërmarrë për të penguar ardhjen e kryeministrit Edi Rama , i cili pritet të marrë pjesë në aktivitetin “ Shqipëria që duam” në qytetin verior.

Protestuesit kanë djegur disa goma dhe pengojnë qarkullimin e automjeteve. Mes protestuesve, vërehen edhe eksponentë të Partisë Demokratike, si ish deputeti Bardh Spahia.

Forcat RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë mbërritën në vendngjarje për të larguar protestuesit. Nuk mungua as përplasjet fizike. Kryeministri devijoi rrugën dhe pas rreth 1 ore protesta mbaroi.

Opozita bllokon Shkodrën, reagon Rama

Pas bllokimit të urës së Bohçallëkut në Shkodër nga ana e mbështetësve të Policisë, nuk ka munguar reagimi në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri deklaron në Twitter se ndihet “ i keq ardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër”, deklaroi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2