Rama: Shkodrën do e fitojmë ne më 30 qershor

Edi Rama është i bindur se do ta marrë këtë herë Shkodrën nga duart e demokratëve.

Nga turi i “Bashkisë që duam”, Valdrin Pjetri, prefekti i qarkut, që përflitet se do të jetë edhe kandidati i mundshëm për bashkinë Shkodër, nuk u zyrtarizua, pavarësisht lavdeve që i thuri.

“Na ndan pak kohë nga dita kur PS do të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës. Një nga arsyet që unë i kam kërkuar Valdrinit të vinte këtu është pikërisht kjo: E kam njohur nga puna e jashtëzakonshme që ka bërë më parë dhe nuk ka filxhan që e përmbys fatin e zgjedhjeve që i shkruan populli”, u shpreh Rama.

Paralajmërimin që askush të mos i afrohet kutive të votimit më 30 qershor, Rama e bëri të qartë edhe në Shkodër

“Kush pengon votimet shkon në kokërr të burgut”, tha Kryeministri.

Kryesocialisti u mor edhe me Lulzim Bashën, ndërsa batutat plot thumba ia dërgoi edhe Kryemadhit.

“Sa vijnë zgjedhjet fillon sërish: Nuk futemi në zgjedhje, nuk duam me këtë qeveri. Duam qeveri tranzitore, nuk duam Edi Ramën. O Lul, pse mo këtë punë kam unë. Sa herë të vijnë zgjedhjet të jap ty të gjitha pjeshkat e karamelet?! Unë e kam fajin tani?! Cfarë të bëjë? Tani është edhe një hall tjetër se ka edhe fallxhoren. Lul, çfarë do ti tjetër, më thuaj mua. Vetëm mua mos më kërko se jam i martuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2