“Rruga e mëndafshit”, spektakël dritash në Pekin

Një shfaqje dritash me tematikë, “Rrugën e Mëndafshit”, ndriçoi parkun Olimpik të Pekinit.

Aktiviteti koincidoi me nisjen e forumit të dytë të bashkëpunimit ndërkombëtar, “Një brez një rrugë”, në kryeqytetin kinez.

I përqendruar në kullën olimpike të Pekinit, ai mbuloi monumente të tjera si Qendra Ujore dhe Stadiumi Kombëtar, duke vijuar më tej drejt parkut pyjor Olimpik.

Dritat shumëngjyrëshe projektuan imazhet e pandave, dragonjve, gamileve dhe logos së projektit, “Një brez një rrugë”.

Në parkun pyjor olimpik, pjesa më veriore e shfaqjes, një perde uji prej 1800 metrash katrorë ekranizoi imazhe mbresëlënëse të rrugës antike të mëndafshit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN