Seksuestrohet 1.5 ton marijuanë në brigjet italiane, arrestohen dy shqiptarë

Policia italiane ka sekuestruar 1.5 ton marijuanë në brigjet e Leçes. Sasia e madhe e drogës po transportohej me anë të një skafi, i cili dyshohet se është nisur nga Shqipëria.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat e shtetit fqinj, që saktësojnë se gjatë këtij operacioni janë arrestuar dhe dy shtetas shqiptarë. Identiteti i tyre nuk bëhet I ditur.

Në këtë operacion morën pjesë dhe agjentë të Fronteks. Mediat italiane shkruajnë se vlera e drogës shkon deri në 15 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN