Vrasja e vëllezërve Bilali, arrestohen dy të dyshuar, në kërkim autori kryesor

Policia e shtetit ka arritur të zbardhë vrasjen e bujshme të vëllezërve Bilali në Shkodër , më 30 mars.

Si rezultat i operacionit të koduar “Livadhe”, forcat e rendit kanë arritur të arrestojnë dy të dyshuar me akuzën “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim”.

I pari është shtetasi me inicialet A.S. 29 vjeç, nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës, i dyti shtetasi M.R. banues po në Mjedë.

Ndërkohë, në ndjekje është 26 vjeçari  Ibrahim Lici, që cilësohet edhe si autori kryesor i vrasjes, si dhe D.B. 29 vjeç, i dyshuar për përkrahje.

Ngjarja e 30 marsit në Shkodër ndodhi në lagjen “Guerile”, në vendin e quajtur “Zooteknika”. Në atentat u vranë Astrit Bilali, i ati i Asmer Bilalit, ish boksierit të arrestuar në operacionin kundër grupit Bajraj në Shkodër, si dhe vëllai i tij Ibrahim Bilali.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN