Vuçiç në Kinë, diskuton për Kosovën me Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç takoi në Kinë homologun e tij rus, Vladimir Putin. Lajmi u be i ditur nga mediat e Beogradit, që raportojnë se diskutimi i tyre kryesor u përqendrua te çështja e Kosovës.

Edhe pse nuk jepen shumë detaje, mësohet se Putin është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin mes dy vendeve.

Takimi i Vuçiç me presidentin rus zhvillohet ne vazhdën e konsultimeve me partnerët e Serbisë përpara takimit të Berlinit që mbahet të hënën.

Pas këtij takimi, kreu i shtetit serb do të bëjë një njoftim të rëndësishëm lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe do të prezantojë kundërpërgjigjen e Beogradit për masat e vendosura nga Prishtina.

Një ditë më parë, ai u takua edhe me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN