Zbardhja e vrasjes së vëllezërve në Shkodër, reagon ministri Lleshaj

Policia e Shtetit bëri të ditur mëngjesin e të premtes se ka arritur të zbardhë vrasjen e bujshme të vëllezërve Bilali në Shkodër, më 30 mars dhe u vunë në pranga dy të dyshuar me akuzën “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim”.

Për këtë ka reaguar pasditen e sotme edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në një postim në “Twitter”, ministri shkruan se “zbardhja e vrasjes së dyfishtë të datës 30 mars në Shkodër është një tjetër hap drejt një Shkodre të sigurt, të qetë dhe të hijshme”.

Në fund, ministri përgëzon edhe policinë dhe prokurorinë për punën e bërë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN