Audi del nga rruga në Tapizë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Rrethrrotullimi i Tapizës, vendi ku raportohet të ketë ndodhur aksidenti.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi  i Tapizës.

Një makinë tip Audi, me targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç,  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja, shtetasja Rr.Gj,  28 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga.

Shkarkoni aplikacionin e A2