“Bindja” e Patozit regjistrohet edhe në KQZ

Partia Bindja Demokratike është regjistruar edhe në KQZ, duke qenë kështu zyrtarisht në garë për betejën vendore të 30 qershorit.

Kërkesa për regjistrimin e partisë së koordinuar nga Astrit Patozi, u votua me 4 vota pro dhe një kundër.

Kundër regjistrimit ka qenë kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. Bindja Demokratike u regjistrua një ditë më parë edhe në Gjykatën e Tiranës.

Koordinatori Astrit Patozi është shprehur më herët se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Bindja Demokratike do të jetë një ofertë serioze.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN