Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çmimi i Madh i Azerbajxhanit: Bottas kap “pole”, Ferrari “kap” murin

Nga A2 CNN
27 Prill 2019, 20:13 | Sporte të tjera

Valtteri Bottas dhe Lewis Hamilton siguruan vendin e parë dhe të dytë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit duke lënë mbrapa Sebastian Vettel në vend të tretë, ndërsa Charles Leclerc përplasi Ferrari-n e tij pas murit, në një të shtunë kaotike në Baku.

https://twitter.com/F1/status/1122189162419900416

Francezi ishte mjaft i shpejtë dhe dukej se do të merrte vendin e parë, por gaboi në kualifikuesen e dytë dhe tashmë do të niset në vend të nëntë të dielën. “U tregova budalla”, u dëgjua të thoshte ai në radio, ndërsa më pas në rrjetet sociale shkroi: “Nuk ka justifikim. Do të bëj maksimumin nesër”.

https://twitter.com/F1/status/1122160093267734529

Edhe Robert Kubica u përplas me murin, fatmirësisht pa lëndime, por shumë pilotë të tjerë vetëm sa u fërkuan me murin në rrugët e ngushta të pistës. I gjithë kaosi favorizoi dy pilotët e Mercedes, të cilët për të katërtën garë radhazi ndajnë vendin e parë dhe të dytë në nisje, me Bottas dhe Hamilton që luftuan fort për vendin e parë deri në fund.

https://twitter.com/F1/status/1122171066217107456

A2 CNN Livestream

Dita jonë