Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Derbi i Italisë nuk ka fitues, Ronaldo gol jubilar

Nga A2 CNN
27 Prill 2019, 22:29 | Futboll

U mbyll në barazim derbi i Italisë mes Inter dhe Juventus, një pikë që i vlen sigurisht më shumë zikaltërve, të cilët kërkonin fitoren për të ruajtur vendin e tretë në Champions League.

Në “San Siro” vendasit kaluan në epërsi që në të 7', kur Radja Nainggolan goditi në mërnyrë të sjhkëlqyer nga jashtë zone për të mposhtur portierin kundërshtar.

Icardi, i rikthyer në formacion vuri në provë Wojciech Szczesny-n pak minuta më vonë, por polaku u tregua në lartësinë e situatës. Për Inter-in do të provonte më vonë sërish Icardi por edhe De Vrij, pa ia dalë që të realizonin golin e dytë.

Bardhezinjtë, tashmë edhe zyrtarisht kampionë të Italisë – për të tetin vit rresht – nuk u impenjuan sa duhet, por ishte Cristiano Ronaldo që gjeti golin e barazimit në të 62’ duke realizuar edhe golin e 600 personal në ndeshjet e zhvilluara me klubet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani