Kapen me kokainë dhe armë, dy të arrestuar në Çorovodë

Operacioni i koduar “Osumi” është finalizuar me sukses nga Policia e Shtetit duke vënë në pranga dy persona në Çorovodë, pasi janë kapur me lëndë narkotike, ndërsa iu është gjetur edhe një armë zjarri.

Policia bën të ditur se ka arrestuar shtetasin P.K, 46 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan,11 doza Kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular. Po ashtu, në pranga është vënë dhe shtetasi E.H, (i dënuar më parë), 37 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë Kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Ndërkohë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.S, 44 vjeç, i cili është pronari i lokalit ku është u arrestuan dy personat.

Shkarkoni aplikacionin e A2