Mbrojtësi kuqezi feston ngjitjen në elitën e futbollit francez

Mbrojtësi i përfaqësues shqiptare të futbollit, Ivan Balliu, ka festuar ngjitjen në elitën e futbollit francez.

Skuadra e tij, Metz, pas fitores2-1 ndaj Red Star siguroi matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit francez.

Balliu ka qenë titullar i padiskutueshëm në radhët e francezëve, madje këtë sezon ka arritur të gjejë edhe rrugën e golit.

Ndërkohë, Metz, 3 javë nga fundi, është edhe pranë shpalljes kampion në Ligën e dytë franceze teksa mban vendin e parë me 7 pikë diferencë, por me një ndeshje më shumë se vendi i dytë.

Shkarkoni aplikacionin e A2