Messi i përgjigjet Ronaldo-s, Barcelona kampione

Ka mjaftuar një gol i Lionel Messi-t që Barcelona të mposhtë Levanten këtë të shtunë në “Camp Nou” dhe të sigurojë edhe matematikisht titullin kampion. Tre javë para fundit të kampionatit, katalanasit zyrtarizojnë titullin e merituar, falë rezultateve më të mira në përballjet direkte me Atletico Madrid, që mbetet 9 pikë larg. Ky është titulli i 26 për Barcelona-n dhe i teti në 11 vite. Një cikël spektakolar, i shënuar pa dyshim nga Messi, por edhe të tërhequrit Xavi e Iniesta.

Ernesto Valverde mendoi të linte yllin e skuadrës pushim, por duke parë lojën e të tijve vendosi ta hidhte në fushë në pjesën e dytë. Argjentinasi nuk zhgënjeu dhe në të 62’ shënoi golin e vetëm të takimit pas një topi të dhuruar me kokë nga Arturo Vidal. Numri 10 shkon kështu në kuotën e 598 golave me fanellën e Barcelona-s, vetëm dy më pak se sa Ronaldo, i cili pak minuta më parë arriti në kuotën e 600 golave me klubet ku ka luajtur.

Një tjetër sfidë e fortë në distancë mes dy “superfuqive” të futbollit, të cilën Messi mund ta fitojë, pasi do të luajë edhe të paktën dy ndeshje në Champions League.

Shkarkoni aplikacionin e A2