Nga Rita Ora te ish e dashura e Bieber, Hamilton jo vetëm në F1

Ish e dashura e Justin Bieber, 20-vjeçarja Cindy Kimberly tashmë është në një lidhje të re me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton, shkruan “The Sun”.

Megjithatë, pak kohë më parë, modelja nuk e ka pranuar një gjë të tillë edhe pse nuk e ka mohuar.

“Tani për tani jemi thjesht miq, por nuk përjashtoj asgjë në përgjithësi. Të gjitha miqësinë janë të hapura për dashuri. Zemra ime është 70 përqind e zënë, kjo për shkak të maces dhe nënës sime”, ka thënë 20-vjeçarja.

Pavarësisht angazhimit të madh në Formula 1, britaniku 34-vjeçar gjithmonë ka gjetur kohë për femrat e njohura të showbiz. Në të kaluarën, ai ka qenë i lidhur me Nicole Scherzinger, Danielle Lloyd dhe Rita Orën edhe pse kurrë asnjëra palë nuk e pranoi një gjë të tillë.