Pogba drejt Madridit, akord me Realin për 12 mln euro në sezon

Largimi i Paul Pogba nga Manchester United bëhet edhe më konkret teksa i afrohemi merkatos së verës.

Spanjollët e “AS” raportojnë së fundmi se mesfushori francez u ka kërkuar drejtuesve të Manchester United të largohet drejt Realit të Madridit, me të cilët duket se është arritur një marrëveshje për një kontratë 12 milionë euro në sezon.

Pogba ka një kontratë me “Djajtë e Kuq” që e mban të lidhur deri në vitin 2021, megjithatë tashmë lojtari duket se e ka vendosur largimin, ndoshta edhe për faktin se United po humbet edhe mundësinë e pjesëmarrjes sezonin e ardhshëm në Champions League.

Me ardhjen e trajnerit Solskjaer, Pogba u ringjall te United, duke realizuar ndeshje mjaft të mirë, madje edhe disa gola. Megjithatë, Manchester është duke i bërë një mbyllje të keqe këtij sezoni. Fillimisht mbeti jashtë Champions League, ndërsa tashmë po humbet edhe mundësinë e një prej katër biletave që të çojnë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube sezonin e ardhshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2