Rama: Më 30 qershor, festë në Elbasan. PD e LSI duhet të japin llogari

Pavarësisht protestës me bllokimin e rrugës, Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

Rama komentoi edhe aksionin e opozitës me bllokimin e rrugëve. “Si mundet një parti politike që kërkon të marrë pushtetin, të bllokojë rrugën dhe me bllokimin e tyre thotë se po lufton për demokraci. Sa i dehur duhet të jesh t’i besosh këta. Ata që u kanë dhënë llogari, pasi u dhanë votën jenë në parlament dhe jo për ta kthyer parlamentin si një kopsht pa drek, duke u dhënë shembullin më të keq të gjitha klasave të Shqipërisë. Ti nuk je popull duke nxjerrë disa të verbër të bllokojnë rrugët. Ti nuk je popull, por je një shërbëtor i tij deri sa të ka zgjedhur si deputet. Dolën me festë nga parlamenti e kërkonin të futeshin me dhunë”, tha Rama.

Më tej, Rama foli për zgjedhjet e 30 qershorit, si dhe për bashkinë e Elbasanit, duke u shprehur se në këtë qytet do të ketë festë në këtë datë, ndërsa prezantoi edhe kandidatin Gledian Llatja për këtë bashki.

“Gjithçka që ne kemi bërë për Elbasanin nuk do të ishte e pamundur pa Qazim Sejdinin. Qazimi po e mbyll me nder dhe me një gjurmë që do të mbetet për gjithmonë. Për vite të tëra, të gjithë këtu, kanë vuajtur dy plagë të tmerrshme, plehrat dhe mungesën e ujit. Vetëm 4 vjet na mjaftuan që të zgjidhim problemin. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur që zgjedhjet të bëheshin pa pjesën më të rëndësishme të opozitës. Për këtë arsye në 2017-ën, pavarësisht se e gjithë bota i dënoi, ne këmbëngulëm deri në fund, sepse ne besojmë se e mira e vendit në atë moment ishte që ata të futeshin në zgjedhje. Ne i dhamë Lulit gjithçka që kërkoi, duke i dhënë gjysmën më të rëndësishme të qeverisë. Më 30 qershor në këtë shesh i gjithë Elbasani do të falenderojë Qazim Sejdinin dhe do të urojë pasardhësin e tij Gledian Llatjan”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2