Rama në Elbasan, opozita i bllokon rrugën

Mbështetës të Partisë Demokratike e priten me protesta dhe tentuan të bllokojnë hyrjen në qytetin e Elbasanit, të kryeministrit Edi Rama, që pritet të zhvillojë aktivitetin në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Për disa minuta, protestuesit dhe ish-deputetët demokrat, Edmond Spaho, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa, bllokuan rrethrrotullimin në Bradashesh.

Ka qenë ndërhyrja e forcave të policisë që ka bërë të mundur lejimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, Edi Rama do të jetë i pranishëm në Elbasna në orën 11:00.

Një ditë më parë nga Shkodra, ai u shpreh që askush të mos i afrohet kutive të votimit më 30 qershor. “Kush pengon votimet shkon në kokërr të burgut”, tha Kryeministri.

Kryesocialisti u mor edhe me Lulzim Bashën, ndërsa batutat plot thumba ia dërgoi edhe Kryemadhit.

“Sa vijnë zgjedhjet fillon sërish: Nuk futemi në zgjedhje, nuk duam me këtë qeveri. Duam qeveri tranzitore, nuk duam Edi Ramën. O Lul, pse mo këtë punë kam unë. Sa herë të vijnë zgjedhjet të jap ty të gjitha pjeshkat e karamelet?! Unë e kam fajin tani?! Çfarë të bëjë? Tani është edhe një hall tjetër se ka edhe fallxhoren. Lul, çfarë do ti tjetër, më thuaj mua. Vetëm mua mos më kërko se jam i martuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN