Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Shqiptarët u treguan zotërinj”, rrëfehet Guidolin

Nga A2 CNN
27 Prill 2019, 10:56 | Futboll
“Shqiptarët u treguan zotërinj”, rrëfehet Guidolin

Tashmë gjithçka është vendosur. Edy Reja do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare, të paktën deri në muajin nëntor kur të mbyllen eliminatoret e Kampionatit Europian.

Por deri sa Federata Shqiptare e Futbollit arriti marrëveshjen me 73-vjeçarin italian, shumë emra u lakuan për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Një prej tyre ishte edhe italiani Francesco Guidolin për të cilin u fol se ka pasur kontaktet me Presidenti i FSHF, Armand Duka.

Tashmë që gjithçka është vendosur, Guidolin ka zbuluar kontaktet. Në një intervistë për mediat italiane, trajneri është shprehur se është kontaktuar nga Duka.

Ai thotë se shqiptarët u treguan zotërinj edhe pse mes palëve nuk u gjet një marrëveshje. “Ata zgjodhën Reja-n dhe jam i lumtur, sepse e meriton dhe do të bëjë mirë. Po, e vërtetë që më kërkuan edhe mua dhe u treguan shumë zotërinj dhe të sjellshëm. Sidomos presidenti Duka, por preferova të prisja për të parë se si do të zhvillohej situata në këtë fazë të sezonit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë