Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Treni i emigrantëve”, qindra persona rrezikuan jetën drejt ëndrrës amerikane

Nga A2 CNN
27 Prill 2019, 13:43 | Bota

Me qindra emigrantë hipën mbi një tren mallrash në jug të Meksikës, të lodhur nga presioni i vazhdueshëm i Trump mbi qeverinë meksikane.

Emigrantët qëndronin prej kohësh në një kamp në qytetin kufitar të Tapachula-s. Autoritetet meksikane bën të ditur se rreth 1300 persona arritën të arratiseshin nga kampi, por pjesa më e madhe e tyre është rikthyer sërish në të.

Mediat meksikane raportuan se burra, gra dhe fëmijë nga shtete të ndryshme arritën të ngjiteshin mbi trenin e ngadaltë. Autoritetet e emigracionit thanë se të paktën 395 emigrantë kishin mundur të ngjitesh në tren. Megjithatë, udhëtimi i tyre përfundoi në qytetin tjetër meksikan të Ixtepec.

“Ne shpresojmë se Perëndia do të nda ndihmojë. Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të shkuar përpara. Ata na ndaluan të ecim, kështu që ne u ngjitëm në tren”, u shpreh një emigrant nga Hondurasi pasi zbriti nga treni.

“E di që ishte shumë e rrezikshme, por kjo është jeta e një emigranti”, u shpreh një tjetër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë