Aksi Tiranë-Elbasan, përfundon ndërtimi i tunelit panoramik

I kthyer në një shqetësim për qarkullimin në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, tuneli panoramik tashmë do të jetë plotësisht funksional.

Punimet kanë përfunduar dhe aksi është në funksion të të gjithë përdoruesve. Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave duke rritur sigurinë.

Tuneli panoramik

 Investimi u bë i mundur në saj të një fondi prej 458 milionë lekësh nga buxheti i shtetit. Ministrja Belinda Balluku, e cila inspektoi tunelin ripërsëriti se punimet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan nisën në mungesë të një studim gjeologjik, por tashmë sipas saj gjithçka po përmbyllet me sukses.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN