Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Bajerni rrezikon humbjen nga Nurenbergu, kampionati ende i hapur

Nga A2 CNN
28 Prill 2019, 20:51 | Futboll
Bajerni rrezikon humbjen nga Nurenbergu, kampionati ende i hapur

Humbja e djeshme e Borussia Dortmund 2-4 në ”derbin” kundër Schalkes dukej sikur i kishte dhënë fjalën fund Bundesligës të këtij viti, por Bajerni rihap lojën duke dhënë një performancë të dobët kundër Nurembergut, ekipi i fundit në klasifikim dhe pothuajse i rënë nga kategoria.   

Zotët e shtëpisë kaluan në avantazh me Pereira në minutën, e 49-të të sfidës, duke u barazuar nga bavarezët me Gnabry në minutën e 79-të.

Kur të gjithë prisnin një përmbysje të natyrshme të kampionëve në fuqi, modestët e Nurembergut arrijnë të kenë në dorë fatet e lojës.

Një penallti në minutat shtesë, shpërdorohet nga Leibold duke dëshpëruar tifozët e tij që mund të shpresonin ende të paktën në vendin e 18-të që do të thotë të luajë dy ndeshje “play out” me të tretën e kategorisë inferiore, por edhe tifozerinë e zjarrtë të Dortumundit, që do të ishte vetëm një pikë më pak nga Bajerni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani