Baku, sërish dominim i Mercedes në Forumula 1, Bottas në krye të Botërorit

Çmimi i madh i Formula 1 në Baku të Azerbajxhanit nuk dhuroi spektaklin e garave të mëparshme, por patjetër një fitues. Është Mercedes Benz, ajo që për të katrën herë ka marrë vendin e parë dhe të dytë duke dominuar këtë fillim kampionati.

Bottas dominon në Baku

Në Azerbajxhan është finlandezi Valtteri Bottas që triumfon, pasi mbajti nën kontroll sulmet e kampionit të botës Lewis Hamilton.  

Një garë me pak emocione, ku ngjarja më e rëndësishme regjistrohet pikërisht në xhiron e parë, aty ku Bottas ia del të kalojë kolegun britanik.

Valtteri Bottas pas fitores

Për Ferrarin një ditë jo shumë pozitive, me Vettel që mjaftohet me vendin e tretë, por pa qenë asnjëherë në lojë për fitoren, dhe Leclerc që provoi të fitonte pozicione pas një kualifikimi të vështirë ku ishte protagonist i një aksidenti,  por nuk mundi të synonte podiumin, i kaluar edhe nga Verstappen dhe i frenuar nga një safety car.  

Më këtë garë, Bottas kalon me një pikë Hamilton dhe renditet momentalisht në krye të kampionatit.

Shkarkoni aplikacionin e A2