CIA poston foton e parë zyrtare në Instagram, dhe është një rebus!

Që rrjetet sociale kanë ndryshuar përgjithmonë shoqërinë dhe mënyrën sesi komunikon ajo,  këtë kemi marrë vesh të gjithë. Por deri më tani, agjencia sekrete më e fuqishme në botë, CIA, nuk i kishte zënë shumë besë. Deri në vitin 2014 ajo nuk ishte e pranishme, zyrtarisht të paktën, në asnjë rrjet social.

Më pas erdhi Facebook dhe Twitter, dhe vetëm pak ditë më parë, ndoshta media më e përdorur nga ata që duan të tregojnë gjithçka nga vetja e tyre, Instagram.

Por Central Intelligence Agency, e njohur botërisht si CIA, nuk mund të hapte profilin e saj në mënyre banale.

Kështu që, edhe sipas këshillave të drejtorit të saj të ri, Gina Haspel, gruaja e parë që mban këtë rol dhe pas një eksperiencë 30 vjeçare në CIA,   postimi i parë ishte në fakt një rebus në vetvete, që do t’i pëlqente shumë të gjithë të pasionuarit pas filmave të James Bond ose të agjentit Jason Bourne.

Në fotografinë e parë në fakt, shihet një tavolinë pune, që mund t’i përkasë një çfarëdolloj agjenti të shërbimeve sekrete. Dhe detajet janë pafund.

Fillohet nga një orë e vjetër, që ka mbetur në 08.46. Rastësi? Aspak, për ata që dinë orën e sulmit vdekjeprurës të 11 shtatorit.

Një qese prej letre fsheh në fakt një instrument që shkatërron dokumentet, ndërsa nuk mungojnë hartat e vendeve më në vëmendje, si Rusia, Kina dhe Irani.

Gina Haspel, drejtoresha e CIA

Normalisht nuk mund të mungojë paruka, por që do të ishte e padobishme në qoftë se do të vishej bashkë me butonat e këmishës të CIA, që i identifikon ata pa patur nevojë për fjalëkalime.

Shkrime në arabisht mbeten për t’u deshifruar, edhe pse një fjali thotë “tregojmë atë që mundemi dhe mbrojmë atë që duhet”,  ashtu si me shumë kuptime janë  titulli i disa librave dhe ylli që u jepet të afërmve të agjentëve të rënë në shërbim.    

Një gjë është e qartë, bexhi që ndodhet në karrige është pikërisht ai i drejtoreshës së re, i pari kur ajo filloi karrierën në vitin 1985.