Do të ekstradohej në Shqipëri, arratiset pasi u lirua me kusht nga drejtësia britanike

mahmutaj 1100x620

Një shtetas shqiptar, I dënuar në vendin tonë për vrasje, është arratisur pasi drejtësia britanike e liroi me kusht.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Hektor Mahmutaj, I cili është në listën e më të kërkuarve të Interpolit. Ai do të ekstradohej në Shqipëri, ku do të vuante dënimin me 25 vite burg për vrasjen e Gentjan Jahaj në korrik të vitit 1997.

43-vjeçari jetonte prej shumë vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, ku kishte hyrë në mënyrë ilegale. Shqiptari ka përdorur 13 identitete të ndryshme dhe është dënuar disa herë. Gjatë të gjitha proceseve gjyqësore në Britani, Mahmutaj ka mohuar vrasjen në Shqipëri.