Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Duket që i ka ngarë babait, djali i Suarez “tregon dhëmbët”

Nga A2 CNN
28 Prill 2019, 10:44 | Futboll

Kur të rritet, Lautaro Suarez me siguri që do të kërkojë të bëhet futbollist si babai, Luis, por duket se disa nga “lëvizjet” e tij i ka fituar që tani.

Në festimet e titullit kampion të shtunën në mbrëmje, bebja gjashtë muajshe është fotografuar duke kafshuar shpatullën e sulmuesit uruguaian, njëlloj siç ai vetë bëri me Giorgio Chiellini-n në incidentin e famshëm gjatë Botërorit 2014.

Pas postimit të fotos, tifozët nuk ngurruan të kujtonin “bëmat” e Suarez, të cilat i ka realizuar edhe me fanellën e Liverpool dhe Ajax.

Në vitin 2010, kur luante në Holandë, uruguaiani u pezullua për 7 takime pasi kafshoi në shpatull lojtarin e PSV Eindhoven, Otman Bakkal. Ndërsa kur luante me Liverpool ai u pezullua për 10 ndeshje pasi kafshoi në dorë lojtarin e Chelsea-t, Branislav Ivanovic.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu