Milan mundet dhe rrezikon Evropën, Torino ëndërron Champions

Torino konfirmohet si një nga ekipet më në formë të  Serisë A dhe mund 2-0  Milanin e Gennaro Gattusos, duke futur në dëshpërim tifozët kuqezi që shohin gjithmonë më larg mundësinë e Champions League në sezonin e ardhshëm.  

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, me raste nga të dyja anët, në minutën e 56-të Kessie shtyn bomberin torinez Belotti dhe arbitri e ndëshkon gjestin me penalltinë e shënuar pikërisht nga sulmuesi.

Milani reagon dhe mund të barazoi me Bakayoko (67’), por gjuajtja e tij me kokë përfundon në traversë.

Torino me fat dhe mbyll sfidën dy minuta më vonë.

 Një gjuajtje e bukur e Berenguer pas një gabimi në mbrojtjen milaniste, mund Donnarummën dhe rrezikon të mbyllë paraprakisht sezonin e Milanit, që në rast se nesër Atalanta bën pikë me Udinesen, mund të jetë zyrtarisht e shtata, jashtë edhe nga Europa League. Me një fjalë, një dështim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN