Nga Jerusalemi në Rusi, pashkët ortodokse në botë

Miliona ortodoksë në të gjithë botën kremtuan Pashkët. Në kishën e Varrit të Shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, mijëra besimtarë morën pjesë në Ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë. Ata u mblodhën fillimisht në kishën e lashtë, e cila besohet të jetë ndërtuar në vendin ku është kryqëzuar, varrosur dhe ku ringjallet Jezu Krishti.

Zjarri I shenjtë konsiderohet një mrekulli që ndodh çdo vit, një ditë përpara të dielës së pashkëve. Edhe besimtarët ortodoksë të Palestinës kremtuan këtë ditë të veçantë të kalendarit. Festë pati edhe në Rusi. Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në meshën e Pashkëve të drejtuar nga Patriarku Kiril në katedralen e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Moskës. Pashka është festa më e rëndësishme e kalendarit të krishter, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN