Nuk ka “favoritë” në zgjedhjet në Spanjë, e djathta ekstreme mund të përfitojë

Qytetarët në Spanjë votojnë në zgjedhjet më përçarëse dhe më të hapura që nga kthimi i saj në demokraci, që ka gjasa të sjellin një parlament të fragmentuar, në të ciline djathta e ekstreme do të marrë për herë të parë një prezencë të madhe.

Fushata e partive politike ishte e tensionuar, e fokusuar jo në ekonomi por në luftën për identitet dhe vlera. Analistët vlerësojnë se do të duhen shumë muaj ndërmjetësim për të arritur një marrëveshje koalicioni. Ky zhvillim i mundshëm do të zgjerojë pasiguritë politike që prekin edhe Europën. Të paktën 5 parti të spektrit politik kanë një shans që të jenë në qeveri, gjë e cila nënkupton se negociatat për ndërtimin e një ekzekutivi të ri do të jenë shumë të ndërlikuara, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e përsëritjes së zgjedhjeve.

Në bazë të sondazheve, asnjë forcë politike nuk do të sigurojë maxhorancën; Partia Socialiste e Kryeministrit Pedro Sanchez shikohet si favorite dhe mund të marrë numrin më të lartë të deputetëve. Kjo është hera e tretë që Spanja mban zgjedhje të përgjithshme në një hark kohor prej 4 vitesh.

Shkarkoni aplikacionin e A2