Paris SG humbet finalen e Kupës, Neymar godet me grusht tifozin

Kritika të shumta kanë ardhur në drejtim të yllit të Paris SG, Neymar, pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku braziliani godet me grusht një tifoz të Rennes pas humbjes në finalen e Kupës së Francës.

Duke ngjitur shkallët në “Stade de France” për të marrë medaljen e vendit të dytë, pak minuta pasi Paris SG u mund 6-5 me penallti (e gjithë ndeshja përfundoi 2-2), ai fillimisht e shtyu me dorë telefonin dhe më pas shkëmbyen fjalë. Por situata u tensionua dhe nga pamjet duket se Neymar e godet me grusht në mjekër.

Plane të ndryshme të incidentit u shpërndanë në rrjetet sociale, madje nga vetë personi që u godit. Braziliani luajti për 90 minuta në finalen e Kupës, por edhe pse shënoi njërin prej golave, nuk arriti të fitonte trofeun.

Shkarkoni aplikacionin e A2