Samiti i Berlinit, Thaçi paraqet kërkesat për Merkel dhe Macron

Një ditë para samitit në Berlin, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi parashtron kërkesat që do t’i paraqesë Kancelares Angela Merkel dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në Facebook Thaçi shkruan: “Pres nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron që të tregojnë mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë si të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe kontinentit. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës”.

“Në këtë takim do të kërkoj edhe dënimin e gjenocidit të shtetit të Serbisë në Kosovë”, shton Presidenti i Kosovës.