Spanjë, fitojnë socialistët por mungojnë numrat për qeverisje, e djathta ekstreme në Parlament

Zgjedhjet në Spanjë kanë një fitues, por nuk duket se do të sigurojë një qeverisje solide në muajt në vijim, edhe pse pjesëmarrja shënoi shifra rekord, me 73,74% të votuesve.  

Fituesit janë socialistët të kryeministrit Pedro Sanchez që me 28,74% marrin 122 vende në Parlament, duke shënuar rritje të ndjeshme.  Konservatorët e Partisë Popullore vijojnë me 65 vende (16,69%), ndërsa partia e tretë është ajo e partisë katalane të qendrës Ciudadanos me 15.51%, baraz me 57 vende, një rezultat i mirë ky, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për partinë e majtë Podemos që merr vetëm 14.31% (42 vende).

Në këtë mënyrë, asnjë prej koalicioneve të majta o të djathta nuk mund të ketë një shumicë të qartë që mund të qeverisë vendin, dhe duhet të kërkojnë mbështetjen e partive rajonale si ato baske ose katalane, por në veçanti të partisë së djathtës ekstreme VOX.

Tre vite më parë partia e drejtuar nga Santiago Abascal kishte marrë vetëm 0.3 % të votave. Sot ajo arrin 10.25 %, dhe për herë të parë hyn në Parlament me 25 deputetë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN