Vidhte banesa në Belgjikë, “skifteri” kapet në Kurbin

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një person të akuzuar në Belgjikë për një sërë grabitjesh realizuara në Belgjikë.

E.K., 27 vjeç, dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që kanë kryer disa vjedhje banesash dhe pronave të tjera në qytete të ndryshme të Belgjikës. Më parë kanë rënë në pranga 8 persona të tjerë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.

Pas lokalizimit të të dyshuarit dhe dhënies së masës “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN