Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vriten me armë dy kushërinj në qendër të Laçit

Nga A2 CNN
28 Prill 2019, 21:16 | Kronikë

Një shkëmbim zjarri midis disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Laçit.

Pamje nga vendngjarja

Informacionet paraprake janë ende fragmentare, por forcat e rendit kanë rrethuar qendrën e qytetit.

Mësohet se nga shkëmbimi dyshohet se kanë mbetur të vdekur 2 shtetas, Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç, të cilët ishin dërguar në gjendje të rëndë për jetën në Tiranë.

Sipas raportimeve, mësohet se viktimat janë kushërinj të afërt, pikërisht djem xhaxhai.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të pakonfirmuara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë