1.2 miliardë dollarë në pak ditë, “Avengers: Endgame” thyen çdo rekord – A2

1.2 miliardë dollarë në pak ditë, “Avengers: Endgame” thyen çdo rekord

Filmi “Avengers: Endgame” theu mbi 20 rekorde në arkëtime, vetëm për disa ditë pasi doli në kinematë botërore.

Nga Avengers: Endgame

Vetëm gjatë kësaj fundjave arriti 350 milionë dollarë fitime. Në këtë mënyrë, theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga “Avengers: Infinity War” me 92 milionë dollarë.

Robert Downey Jr

Endgame” kapërceu një tjetër rekord të “Infinity War”, duke grumbulluar 1.2 miliard dollarë arkëtime në të gjithë botën, me një diferencë marramendëse prej 559 milionë dollarësh.

Heronjtë e Marvel të gjithë bashkë në serinë e Avengers

Një raport i “Box Office” tregon se rreth 9 nga 10 persona që frekuentuan kinematë këtë fundjavë, ndoqën filmin “Endgame”, duke mposhtur në këtë mënyrë mbajtësin e rekordit, “Star Wars: The Force Awakens.

Ndërkohë, “Shazam” ra nga vendi i dytë në të pestin, me 5.5 milionë dollarë arkëtime, “Breakthrough” nga të katërtin në të gjashtin me 6.3 milionë dollarë, ndërsa vendi i parë i javës së kaluar, “The Curse of La Llorona”, humbi dy pozicione, me 7.5 milionë dollarë arkëtime.

“Captain Marvel”, me 6 javë në kinema ngrihet në renditja nga vendi i katërt në të dytin, me 8.1 milionë dollarë arkëtime.

Shkarkoni aplikacionin e A2