500 vjet nga vdekja, Da Vinci bashkon Italinë e Francën

Leonardo Da Vinci bën bashkë Italinë dhe Francën. Të dyja vendet do të nderojnë kujtimin e gjeniut të rilindjes me rastin e 500 vjetorit të vdekjes.  Aktivitetet përkujtimore nisin këtë javë në Amboise, në luginën e Luar ku artisti jetoi vitet e fundit të jetës.

Në 1515, Da Vinci u largua nga Italia për të punuar pranë mbretit të Francës, Fransua i Parë. Shumë prej kryeveprave të tij, si Shën Gjon Pagëzori, apo Mona Liza iu shitën monarkisë franceze duke krijuar trashëgiminë artistikë që tashmë ekspozohet në muzeun e Luvrit në Paris.

Kështjella e Amboise, ku ka jetuar dhe vdekur Leonardo Da Vinci

Në kontekstin e tensioneve diplomatike mes Romës dhe Parisit, Da Vinci është kthyer në një tjetër motiv përplasjesh, me zv.sekretare e kulturës Lucia Borgonzoni që tha në muajin nëntor se do të rinegocionte huadhënien e planifikuar të veprave të veprave të Da Vincit për muzeun e Luvrit.

Është e paqartë nëse vizatimi ikonë i Njeriut Vitruvian do të largohet nga Venecia për t’iu bashkuar Luvrit me rastin e një ekspozite për përvjetorin. Megjithatë presidenti francez Emanuel Macron dhe homologu Italian Sergio Mattarella do të përpiqen të zbusin tensionet gjatë takimit në Amboise në 2 maj. 

Varri i Da Vincit

“Është një gjest ekstremisht solemn që tregon se dy vendet ndajnë së bashku kujtesën dhe një kulturë që i lidh ngushtë ato”, u shpreh Jean-Louis Sureau, drejtor i kështjellës së Amboise.

Dy liderët do të vizitojnë varrin modest të Leonardos në kapelën e kështjellës së Amboise, dhe gjithashtu banesën ku ai vdiq në 2 maj të 1619-tës.

I lindur në qytezën e Vincit në Firence, gjatë jetës së tij në Francë Da Vinci u fokusua në perfeksionimin e kryeveprave të tij, në pikturë e shkrime shkencore por u mor gjithashtu me organizimin e festive luksoze për mbretin e Francës.

Shkarkoni aplikacionin e A2