Aleatët e Bashës në deklaratë për krizën politike, nesër takojnë Metën

Krerët e partive aleate të Partisë Demokratike pritet të dalin sot në konferencë për shtyp, lidhur me krizën politike në vend.

Ndërsa nesër do të ulen në tryezën e diskutimeve me Presidentin Meta. Takimi është kërkuar nga vetë partitë e vogla dhe mund të shërbejë për thirrjen e një tryeze gjithëpërfshirëse mes palëve politike.

Menjëherë pas kërkesës se Fatmir Mediut, Nard Ndokës, Dashamir Shehit, Agron Dukës dhe Vangjel Dules.

Presidenti e pranoi atë duke u lënë takim ditën e martë. Burime pranë aleatëve zyrtarë të Lulzim Bashes thanë se veçse do të njohin kreun e shtetit me domosdoshmërinë për zgjedhje të lira, do të bisedojnë edhe për mekanzimat që mund të përdorën në zgjidhjen e situatës politike në vend, që e gjen opozitën jo vetëm jashtë Kuvendit, por edhe larg zgjedhjeve, pa plotësimin e kushteve të saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN