Amfibët dhe zvarranikët më të bukur të planetit

Foto mahnitëse të amfibëve dhe zvarranikëve të ndryshëm, realizuar përgjatë 27 viteve, janë publikuar së fundmi. Eksperti Matthijs Kuijpers ka hedhur në treg një libër me punën e jetës së tij, ku përmes fotove këto specie shfaqen të mrekullueshme, edhe pse janë disa prej kafshëve më të rrezikshme në planet. Një album që sjell foto nga e gjithë bota, përveç Antarktidës, ku mund të shihni një aligator albin, gjarpërinj me sy vezullues dhe bretkosa të shndritshme.