Deputetët gjermanë: Refuzojmë propozimin për shkëmbim territoresh

Në një artikull të përbashkët për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, tre deputetë gjermanë te CDU-se, SPD dhe te Gjelbërve, shprehen fuqishëm kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e refuzojmë këtë propozim sepse zonat e përcaktuara etnikisht janë vizion i rrezikshëm i nacionalistëve, që e kanë çuar një herë rajonin në luftën më të përgjakshme të historisë europiane të pasluftës.”, pohojnë deputetët Peter Bajer, Josip Juratoviç dhe Maneul Sarxin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN