Goga kalon Tiranën në basketboll, duel derbi për titullin

Goga Basket është skuadra e dytë finaliste e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj.

Kjo, falë triumfit në gjysmëfinalen e tretë përballë kampioneve të Tiranës. Goga e cila e mbylli sezonin në vendin e parë, shkurorëzoi bardheblute në shtëpi duke fituar thellë 100-65.

Tirana, jo në nivelin e viteve të kaluara, e pati të pamundur të kalojë më tej, kjo edhe për shkak të mungesës së përforcimeve ndryshe nga kundërshtarët.

Kështu, Goga Basket i bashkohet Teutës në finalen derbi që do të nisë pas pak ditësh.

Shkarkoni aplikacionin e A2