Humbja e Real, Zidane i zhgënjyer: Shfaqje të tilla janë të turpshme

Reali i Madridit është jashtë çdo objektivi të sezonit dhe impenjimi nuk është më si më parë. Këtë e tregojnë qartë rezultatet, ku në katër ndeshjet e fundit madrilenët kanë grumbulluar vetëm 5 pikë.

Sidoqoftë, kjo ecuri është e papranueshme për trajnerin Zidane që është i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës dhe kërkon që të tilla performanca të mos përsëriten më.

“Ne jo vetëm që nuk shënuam, por nuk bëmë asgjë nga minuta e parë e deri tek e fundit, sepse ndodh që të mos të shënosh, por të luash mirë. Nuk bëmë asgjë. E vetmja gjë e cila më nervozon pa masë dhe ajo pse jam i zhgënjyer është prej faktit që bëmë një shfaqje të turpshme për këtë, jam unë përgjegjës i pari, pastaj lojtarët. Duhet të kërkojmë falje për atë që shfaqëm. Nuk mund ta mbyllim sezonin kështu. Në tre ndeshjet e mbetura do të kemi tjetër fytyrë”, tha Zidane.

Real ka siguruar vendin e tretë në renditje dhe do të luaj 3 ndeshjet e mbetura thjeshtë për statistika.

Shkarkoni aplikacionin e A2