KE për ekonominë: Po tkurren burimet e rritjes

Deri në vitin 2021 qeveria shqiptare kishte parashikuar që rritja ekonomike të përshpejtohej në 4.5%. Por pas ecurisë së dobët të tremujorit të fundit të 2018-ës dhe fillimit të këtij viti, duket se kjo normë rritjeje do të jetë e pamundur.

Komisioni Europian vlerëson në raportin e fundit për ekonominë e vendeve kandidate se prodhimi i energjisë elektrike, ai që kishte dhënë ndikimin kryesor në rritjen ekonomike gjatë vitit, është zbehur dhe po ndikon në rënien e eksporteve.

Po ashtu vihet re një ecuri më e dobët e eksporteve të shërbimeve, në rënie të ndjeshme krahasuar me dy vitet e fundit. Komisioni vlerëson se vendi duhet t’i japë përparësi konsolidimit fiskal, pasi mund të rriste notën nga agjencitë ndërkombëtare te vlerësimit.

Por aktualisht, duket se ky konsolidim po penalizon investimet publike. Pasi qeveria po tkurr shpenzimet kapitale me qëllim uljen e borxhit. Sipas te dhënave, shpenzimet qeveritare u ulen me 1,1%, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike. Burimet e vetme qe do te ushqejnë ketë të fundit tani janë konsumi dhe industria.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN