Kryeprokurori i ri, Arta Marku zyrtarizon kandidaturën

Arta Marku aplikon për një mandat të dytë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme. Lajmi i pritshëm prej ditësh, u servir në media nga burime shumë pranë shefes së përkohshme të akuzës.

Edhe pse Këshilli i Lartë i Prokurorisë i cili pret aplikimet e kandidatëve për garë, nuk pranoi se ky fakt ka ndodhur zyrtarisht, nga zyra e shtypit pranë prokurores Marku, mësojmë se aplikimi në rastin e saj është bërë me postë. Edhe pse Këshilli i Lartë i prokurorëve ushtron detyrën pranë ambienteve të institucionit që drejton Arta Marku që prej dhjetorit të 2017, kjo e fundit e ka kryer aplikimin me një shërbim publik dhe jo me dorëzimin e dosjes me aplikim brenda zyrave të prokurorisë.

Nga sot numri i kandidatëve për kreun e prokurorisë së përgjithshme shkon në 4. Olsian Çela, prokuror i krimeve të rënda ishte i pari ju përgjigj thirrjes për garën e hapur, Fatjona Meçaj, prokurore e Apelit dhe Lulzim Alushaj me një CV të pasur që plotëson kriteret e garës për PPGJ, janë tashmë rivalë të Arta Markut.

Prokurores së zgjedhur në “kushte lufte” nga kuvendi me 69 vota. Ajo u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016. Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN