Mbyllet takimi me aleatët, Dule: Nesër takojmë presidentin, platforma bazë e mirë për konsensus

Paritë aleate të opozitës u takuan sonte rreth orës 19 tek selia e Partisë Demokratike për të diskutuar mbi strategjinë e përbashkët edhe në kuadër të takimit që do të kenë ditën e nesërme me presidentin e vendit, Ilir Meta.

Takimin me Metën e konfirmoi edhe lideri i PBDNJ Vangjel Dule i cili foli në dalje nga takimi.  

Dule e cilësoi takimin si diçka “në vazhdën e aktivitetit të përbashkët opozitar ”dhe deklaroi se nesër në orën 11 liderat e partive opozitare do të paraqesin platformën e dakordësuar, që sipas tij “përben një bazë të mirë për të nisur përpjekjen nga të gjitha palët, dhe të arritur konsensusin që duhet në vend”.

Dule bëri edhe një referim samitit që po zhvillohet në Berlin. “I ndoqët ngjarjet në Berlin. Asnjeri nuk koncepton si normale situatën në vendin tone. Zgjedhje me një palë nuk duhet dhe nuk do të ketë në vend, prandaj duhet të kapitalizojmë në favor të perspektivës evropiane të vendit. Arroganca dhe prepotenca e zotit Rama nuk i shërben këtij objektivi”, përfundoi Dule.

Shkarkoni aplikacionin e A2